As-Saff 61:6

Compare 3 Albanian translations

وَإِذْ قَالَ عِيسَى ابْنُ مَرْيَمَ يَا بَنِي إِسْرَائِيلَ إِنِّي رَسُولُ اللَّهِ إِلَيْكُمْ مُصَدِّقًا لِمَا بَيْنَ يَدَيَّ مِنَ التَّوْرَاةِ وَمُبَشِّرًا بِرَسُولٍ يَأْتِي مِنْ بَعْدِي اسْمُهُ أَحْمَدُ ۖ فَلَمَّا جَاءَهُمْ بِالْبَيِّنَاتِ قَالُوا هَٰذَا سِحْرٌ مُبِينٌ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: “O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!” E kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: “Kjo është magji e hapët”.

Sherif Ahmeti

Kujto kur Isai, i biri i Merjemes, tha: “O bijtë e Israilit, unë jam i dërguari i Allahut tek ju, për t’ju vërtetuar Teuratin e shpallur para meje dhe për t’ju sjellë lajmin e gëzueshëm për një të dërguar, emri i të cilit është Ahmed, që do të vijë pas meje”. Por, kur ai u solli atyre shenja të qarta, ata thanë: “Kjo është magji e hapur!”

Hassan Nahi

Kujto edhe kur Isai, i biri i Merjemes, tha: "O bij të Israilit, unë jam i dërguari i Allahut për ju. Jam vërtetues i asaj që erdhi para meje në Teurat dhe përgëzues për ardhjen e një të Dërguari, emri i të cilit është Ahmed." Por, kur ai u erdhi me prova të qarta, ata thanë: "Kjo është një magji e qartë."

Rowwad Translation Center